Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

ULTRA UNLIMITED për ULTRA Komunikim! Interneti pa limit, me ULTRA shpejtësi

Lapsi.al 15 September 2021
ULTRA UNLIMITED për ULTRA Komunikim! Interneti pa limit, me ULTRA

One Telecommunications sjell për herë të parë në Shqipëri planet e komunikimit ULTRA UNLIMITED, me komunikim pa limit dhe shpejtësinë e internetit që nuk bie asnjëherë. Pas 1 viti të sukseshëm, kur One është rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe është certifikuar si “Rrjeti më i mirë” nga UMLAUT, prezanton një koncept plani tarifor krejtësisht të ri për tregun shqiptar.

“Këto plane do të bëjnë diferencën në treg sepse ofrojnë mundësinë e komunikimit dhe lundrimit pa limit, vetëm me një tarifë fikse mujore, pa fatura surprizuese në fund të muajit. Kemi shumë besim tek ky produkt sepse është jashtëzakonisht inovativ dhe për herë të parë në Shqipëri e ofron ONE.” – tha Athanasios Paraskevas, Drejtori Komercial i One Telecomunications.

Koncepti “pa limit” u prezantua nga operatori ONE vitin e kaluar, si përgjigje e nevojave të tregut, për të patur internet pa limit. Qasja e ONE në treg është që të dëgjojë kërkesat e abonentëve dhe të përmirësohet çdo ditë, në shërbime, plane, paketa, etj. Përgjatë një viti, ONE ka sjellë për herë të parë mundësinë e blerjes së telefonave/smartphone-ve përmes pagesave të ulëta mujore. Më pas, prezantoi HomeNet, interneti i parë fiks, që aktivizohet pa nevojën e teknikut dhe transportohet kudo. I erdhi në ndihmë nevojave të biznesit, duke ofruar ONE Easy Business, si mënyrën më të mirë për bizneset në procesin e fiskalizimit. Rimodeloi dyqanet për të përmirësuar përvojën e klientit; solli VoLTE për një cilësi zëri superiore; zgjodhi Ericsson si partnerin teknologjik dhe iu bashkua nismës së Departamentit Amerikan të Shtetit duke u bërë i pari operator në rajon, që futet në listën e “Rrjetit të Pastër”.

Sot, ONE është përsëri i pari operator që nëpërmjet planeve ULTRA UNLIMITED sjell risinë internet pa limit me shpejtësi të pareduktuar dhe komunikim pa limit. Përmes këtyre planeve, abonentët e ONE kanë mundësinë të zgjedhin shpejtësinë e lundrimit në internet duke garantuar që shpejtësia nuk bie asnjëherë, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës.

“Planet ULTRA Unlimited janë krijuar për të ofruar internet te palimituar përgjatë gjithë kohës, pa ndërprerje apo ngadalësime të shpejtësisë. E gjithë kjo përvojë e internetit pa limit dhe shpejtësisë maksimale, ofrohet na sajë të kapaciteteve dhe cilësisë së rrjetit One, pa rënduar në buxhetin e abonetëve.” – Anila Cani, Menaxhere e Produkteve dhe Propozimeve në One Telecommunications.

Marka One vjen e rifreskuar nën qasjen kreative “Une jam One”, në vijim të fushatave të mëparshme të dedikuara certifikimit të rrjetit.

Këtë herë duke paralelizuar shpejtësinë maksimale dhe internetin pa limit të planeve te reja ULTRA Unlimited, me lëvizjet e jashtëzakonshme akrobatike të Fiona Rushitit.

Të këshilluara

Lirohet nga burgu Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi, ka konfirmuar për Express avokati i saj Fanol Krasniqi. Sipas avokatit, gjykata ka refuzuar kërkesën e Pr...

11:32

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI