Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Covid, Shqipëria në listën e 10 vendeve ku SHBA këshillon të mos udhëtohet

Lapsi.al 15 September 2021
Covid, Shqipëria në listën e 10 vendeve ku SHBA këshillon

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka shtuar edhe 10 destinacione të tjera në listën e vendeve ku nuk është e këshillueshme të udhëtohet, në sajë të rrezikut të lartë ndaj Covid-19.

Agjencia shëndetësore caktoi Afganistanin, Shqipërinë, Belizën, Grenadën, Izraelin, Lituaninë, Mauritius, Serbinë, Slloveninë dhe Saint Kitts dhe Nevis si “Niveli 4: rrezik shumë i lartë”, duke u bërë thirrje amerikanëve që të mos udhëtojnë në këto destinacione nëse nuk janë vaksinuar plotësisht. Kriteret e CDC-së i përcaktojnë vendet e “Nivelit 4” si ato që raportojnë më shumë se 500 raste për 100,000 banorë, në 28 ditët e fundit.

Agjencia paralajmëron se amerikanët që duhet të udhëtojnë në këto destinacione duhet të jenë plotësisht të vaksinuar, por vuri në dukje se “edhe udhëtarët e vaksinuar plotësisht, mund të jenë në rrezik për t’u infektuar dhe për të përhapur variantet e COVID-19”.

Gjithashtu, CDC përcaktoi Australinë, Brazilin, Etiopinë dhe Rumaninë si “Niveli 3: rrezik i lartë”.

Brazili u ul nga niveli 4 në nivelin e tretë, ndërsa disa destinacione të tjera kaluan në nivelin 2 “të moderuar”. Amerikanët e pavaksinuar inkurajohen që të shmangin në veçanti udhëtimet në destinacionet e përcaktuara si Niveli 3. Në përgjithësi, CDC këshillon që amerikanët të shmangin të gjitha udhëtimet ndërkombëtare derisa të jenë vaksinuar plotësisht./MONITOR

Të këshilluara

Lirohet nga burgu Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi, ka konfirmuar për Express avokati i saj Fanol Krasniqi. Sipas avokatit, gjykata ka refuzuar kërkesën e Pr...

11:32

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI