Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Bashkëpunimi PS-PD/ Zbulohet kërkesa e Ramës për votat e Lulzim Bashës

Lapsi.al 16 September 2021
Bashkëpunimi PS-PD/ Zbulohet kërkesa e Ramës për votat e

Ngërçi i reformës në drejtësi mund të marrë goditjen fatale në qershor të vitit të ardhshëm, kur mbaron afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që vetingu nuk ka mbaruar as për gjysmën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Më një Gjykatë Kushtetuese qe ka 6 anëtarë (Vitore Tusha më mandat të skaduar), më një Gjykatë të Lartë që ka 35 mijë dosje pezull dhe me një Prokurori të Përgjithshme që vuan nga mungesa e prokuroreve, ndërprerja e vetingut (kalimi në kompetencë të KLP dhe KLGJ) do të ishte një goditje kolapsuese për reformën në drejtësi.

Pikërisht për t'i dhënë oksigjen reformës, duhet ndryshimi i Kushtetutës dhe votat e Partisë Demokratike. Sot, Ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kërkuar konsensusin e opozitës që të ndërhyjnë në kushtetutë për të zgjatur mandatin e KPK dhe Komisionerit Publik. Kjo tha Manja po bëhet edhe në konsultim me SHBA dhe BE.

"Mbarimi i mandatit të KPK dhe Komisionerit Publik mbaron në 17 qershor 2022. Janë 801 subjekte per tu rivlerësuar janë 431 subjekte të vetura dhe mbeten në proces 370 subjekte. Për të garantuar vijueshmërinë e këtij procesi ne mendojmë dhe jemi në komunikim me SHBA dhe BE që ky proces të përfundohet nga organet e vettingut. Ne do të kërkojmë edhe konsensusin e opozitës që mandati i i KPK dhe Komisioneri Publik të zgjatet deri në përfundim të procesit të vettingut deri në rivlerësimin e plotë të subjekteve. Zgjatja e mandati kërkon ndërhyje në kushtetutën dhe ne nuk i kemi votat e nevojshme dhe për këtë do të kërkojmë konsensusin e opozitës", tha Manja.

Vetë Rama ka kërkuar para dhe pas zgjedhjeve bashkëpunim me Lulzim Bashën, duke theksuar se për ofertën e tij të bashkëpunimit, nuk ka vija të kuqe.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI