Një aksident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet, për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.
Ashensori i një pallati është shkëputur me një kat por për fat është bllokuar në katin tjetër duke mos rrëshqitur deri në fund.
Në momentin e incidentit, në ashensor kanë qenë 5 persona, tre djem dhe dy vajza, një prej të cilave shtatzënë. Dy kanë pësuar lëndime. Policia po heton nëse ashensori ka qenë i kolauduar, si dhe periodicitetin e kolaudimeve që i është bërë. Gjithashtu, priten akt ekspertime, nëse i përmbush kriteret për tu përdorur.
[video width="576" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/WhatsApp-Video-2021-09-12-at-10.mp4"][/video]