Flash

Policia: Vendosëm mbi 1300 gjoba, arrestuam 14 shoferë

Lapsi.al 12 September 2021
Policia: Vendosëm mbi 1300 gjoba, arrestuam 14 shoferë

Në një njoftim të shpërndarë sot për mediat, ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit, sa i përket kundravajtjeve rrugore.

Gjatë këtij intervali kohor, janë arrestuar në të gjitha rrugët e vendit 14 persona, 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa patentë.

Gjithashtu, janë pezulluar 52 leje drejtimi, si dhe janë vendosur plot 1343 gjoba.

Detaje nga policia: 

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, në të gjitha rrugët e vendit, qendrat urbane dhe rurale. Kontrollet me radarë???, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi .

?Janë pezulluar 52 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt.

?Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1343 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe për parkime të gabuara.

Policia e Shtetit nisur dhe nga fakti se ka akoma fluks të shtuar në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe kthim, ku aktualisht ka filluar të rritet ndjeshëm fluksi në drejtim të Tiranës dhe Morinës, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparatë fotografik.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

Të këshilluara

(VIDEO) Shikoni ashensorin që ra në Astir

Një aksident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet, për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Ashensori i një pallati ësh...

11:11

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Me sytë katër

PAPARAZZI