Flash

Gara shpejtësie në qendrat e banimit, policia e Tiranës kap 15 shoferë

Lapsi.al 12 September 2021
Gara shpejtësie në qendrat e banimit, policia e Tiranës kap 15

Policia rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle intensive nëpër rrugët dhe akset kryesore e të kryeqytetit gjatë 48 orëve të fundit, duke bërë të mundur që si pasojë, të arrestoheshin dhjetëra persona për shkelje të rregullave gjatë qarkullimit me makinë.

Policia ka pezulluar dhjetëra leje drejtimi si dhe janë proceduar 15 drejtues mjetesh për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara. Gjithashtu janë arrestuar 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur si dhe 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të papajisur me leje drejtimi.

Detaje nga policia: 

Përgjatë 48 orëve të fundit, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë angazhuar sherbime të shtuara në zonat ku janë evidentuar njollat e zeza me fokus konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore me pasoja për shendetin dhe jetën e njerëzve.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, pergjate dy ditëve të fundit janë konstatuar dhe:

• Arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur në nivele shumë të larta alkooli.

• Arrestuar në flagrance 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të papajisur me leje drejtimi.

• Kapur në flagrancë 1 person në kërkim dhe 1 drejtues automjeti për veprën penale “Korrupsonit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

• Konstatuar dhe proceduar administrativsht 48 drejtues automjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, nga të cilët 17 edhe me sanksion plotesues të pezullimit të lejes së drejtimit.

• Proceduar 15 drejtues mjetesh për gara shpejtesie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

• Proceduar 14 drejtues mjetesh për xhamin e parë të erresuar dhe targa të modifikuara.

• Pezulluar 27 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 169 km/h si dhe janë vendosur 67 masa të tjera pa sanksion plotesues për shpejtësi mbi normat e lejuara.

• Proceduar 184 drejtues motomjetesh për mos perdorim të kaskës mbrojtëse.

• Proceduar 125 drejtues mjetesh për perdorim të aparitit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

Të këshilluara

(VIDEO) Shikoni ashensorin që ra në Astir

Një aksident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet, për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Ashensori i një pallati ësh...

11:11

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Me sytë katër

PAPARAZZI