Flash

Përsëritet historia/ Dy deputetë nga lista e PD-së votuan për Lindita Nikollën

Lapsi.al 10 September 2021
Përsëritet historia/ Dy deputetë nga lista e PD-së votuan

Lindita Nikolla mori 79 vota në votimin e parë në parlament, megjithëse Partia Demokratike bëri çmos të mos kishte një rrjedhje të votave ashtu siç ndodhi 4 vite më parë kur Gramoz Ruçi u zgjodh Kryetar i Kuvendit duke marrë 2 vota nga PD gjatë votimit të fshehtë.

Por kush janë deputetët që votuan për Lindita Nikollën. Fillimisht janë 74 votat nga Partia Socialiste, që pavarësisht pakënaqësive brenda socialistëve kanë treguar se mazhoranca është solide edhe në votimin e fshehtë. Këtyre i shtohen edhe votat e tre deputetëve të PSD-së, partisë së Tom Doshit që ashtu siç pritej do të votojë pro qeverisë edhe këtë katërvjeçar.

Në kuti e kanë hedhur votën edhe 4 deputetët e LSI-së, por këta kanë deklaruar se votuan kundër Lindita Nikollës dhe në fakt, në përfundim të rezultatit dolën 4 vota kundër.

Dy votat e tjera pro që dalin nga lista e Partisë Demokratike ishte ajo e Vangjel Dules që nuk iu bind vendimit të grupit parlamentar të PD-së dhe ajo e Nusret Avdullait, i renditur i pesti në listën e Fierit nga Partia Demokratike, por që ka qenë pjesë e PDIU-së në këtë qytet. Këta të dy duket se kanë qenë deputetët që përsëritën historinë, duke nxjerrë bllof skemën e opozitës për të parandaluar rrjedhjen e votave. Mbetet për t'u parë çfarë qëndrimi do të mbajë PD ndaj këtyre dy deputetëve, megjithëse Dule pritet të jetë pjesë e një grupi tjetër parlamentar të përbërë nga aleatët e PD-së./Lapsi.al

Të këshilluara

Basha: Berisha sot foli me gjuhën e Ramës

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur para gazetarëve për herë të parë është shprehur se ndihet i keqardhur për gjuhën e ish-kryeministrit Sali Berisha. ‘Më v...

18:58

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI