Flash

Opozita me qëndrim të ndryshëm për Lindita Nikollën, Vangjel Dule nuk gris fletën e votimit. Edhe Kryemadhi i drejtohet kutisë së fshehtë

Lapsi.al 10 September 2021
Opozita me qëndrim të ndryshëm për Lindita Nikollën,

Veprime të ndryshme nga deputetët opozitarë në sallën e parlamentit ku është votuar për kryetaren e re të Kuvendit, Lindita Nikolla të propozuar nga maxhoranca. Vendimi i grupit parlamentar të PD ka qenë grisja e fletëve të votimit.

Ndërkohë kreu i PBDNJ, Vangjel Dule edhe pse e mori mandatin në listat e PD ka preferuar të votojë normalisht, ndonëse nuk dihet nëse vota e tij ishte kundër apo pro Nikollës.

Nga ana tjetër Mesila Doda e PDIU ka vepruar si deputetët demokratë dhe e ka grisur fletën e votimit. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi nuk ishte në seancë gjatë votimit.

Një veprim ndryshe ka bërë dhe deputeti i LSI Flamur Çela, i cili ka ndjekur procesin normal të votimit. Më pas dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar votimin në kutinë e fshehtë. Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, pasi ka firmosur për votimin, ka marrë fletën dhe e ka hedhur në tokë pranë atyre të grisura.

Të këshilluara

Berisha bën betimin dhe largohet nga Kuvendi

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka munguar as në seancën e pasdites në Kuvend. Njësoj si gjithë deputetët e tjerë ai ka bërë betimin. Berisha shoqërohej nga t...

17:25

Mbytet turisti polak në Durrës

Një tjetër turist i huaj ka humbur jetën në Durrës. Pasditen e sotme mësohet se ka humbur jetën një turist polak. Policia Durrës/ Informacion paraprak Më ...

17:17

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI