Dy persona kanë humbur jetën në Tiranë gjatë ditës së sotme. Policia e kryeqytetit njofton se një i ri ka rënë aksidentalisht nga hoteli në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe ka ndërruar jetë. Ndërkaq, një e moshuar ka humbur jetën në ‘Ali Dem’ pasi ka rënë nga shkallët e pallatit.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Në rrugën ‘Ali Demi’, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe. Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.