Flash

Rama bën teatër në Kuvend, mbledh në qese fletët e votimit të grisura nga deputetët e PD-së (FOTO)

Lapsi.al 10 September 2021
Rama bën teatër në Kuvend, mbledh në qese fletët e

Edi Rama nuk e ka humbur as këtë rast për të provokuar ose për t'u dukur në nisje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit. Kur i erdhi radha e votimit, Rama u grit dhe pasi mori fletën e votimit, nisi të mblidhte letrat në tokë që kishin lënë deputetët e PD-së. Në bllok ata i grisën fletët e votimit për Lindita Nikollën duke shprehur kështu një lloj proteste ose mosdakordësi. Kryeministri porositi një nga të vetët që t'i sillte një qese plastike. Pasi i mblodhi letrat, i futi në një qese, të cilën më pas e mori me vete. Por PD protestoi duke thënë se ato janë material votimi dhe s'mund të merren. Pas disa sekondash, Rama cohet sërish nga vendi dhe ia jep qesen Belind Këllicit që ishte në komisionin e votimit. Më pas qesen e merr Alfred Rushaj, për ta zbrazur sërish aty ishin hedhur nga deputetët e PD-së që prej nisjes së votimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha bën betimin dhe largohet nga Kuvendi

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka munguar as në seancën e pasdites në Kuvend. Njësoj si gjithë deputetët e tjerë ai ka bërë betimin. Berisha shoqërohej nga t...

17:25

Mbytet turisti polak në Durrës

Një tjetër turist i huaj ka humbur jetën në Durrës. Pasditen e sotme mësohet se ka humbur jetën një turist polak. Policia Durrës/ Informacion paraprak Më ...

17:17

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI