Flash

Kryemadhi asnjë fjalë kundër mazhorancës, Ilir Meta flet me superlativa për Parlamentin e ri

Lapsi.al 10 September 2021
Kryemadhi asnjë fjalë kundër mazhorancës, Ilir Meta flet me

Sot shohim një LSI tjetër nga ajo çka kishim para zgjedhjeve të 25 prillit.

Monika Kryemadhi nuk pati asnjë fjalë për të thënë jashtë seancës së Kuvendit. Asnjë fjalë që do shkonte në sinkron me qëndrimet e saj radikale para zgjedhjeve.

Ndërkohë, Ilir Meta, Presidenti që para zgjedhjeve bënte thirrje për prerje duarsh, mprehje sfurqesh e se nuk do të njihte asnjë mazhorancë që do kishte Edi Ramën në krye, reagoi në Facebook duke folur me superlativa për formën që mori këtë legjislaturë të re Kuvendi.

"Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!

Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.

Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!

Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë." - shkroi Meta. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Basha: Berisha sot foli me gjuhën e Ramës

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur para gazetarëve për herë të parë është shprehur se ndihet i keqardhur për gjuhën e ish-kryeministrit Sali Berisha. ‘Më v...

18:58

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI