Flash

Basha i përgjigjet Berishës: Fole me gjuhën dhe tezat e Ramës, koha do jetë ilaçi më i mire!

Lapsi.al 10 September 2021
Basha i përgjigjet Berishës: Fole me gjuhën dhe tezat e

Lulzim Basha iu përgjigj sot akuzave të Berishës së ai është në një pazar të fëlliqur me Edi Ramën, çka e ka shtyrë të marrë vendim për largimin e ish-kryetarit nga PD. Basha tha se kishte provuar dhimbje për reagimin e fortë të Berishës, i cili ka folur me tezat e Ramës.

“Kam ndjekur me dhimbje reagimin e doktor Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur një ditë më parë. Dhimbjen që ndjej në nivel personal dhe njerëzor m’u dyfishua sot nga gjuha e përdorur nga z.Berisha, por shpresoj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi te armiku më i madh, që është regjimi.

Shpreh keqardhjen më të thellë që tezat e kundërshtarit tim dhe të çdo shqiptari të ndershëm, i kam dëgjuar nga goja e një njeriu, vlerësimin për të cilin e kam shprehur dje” tha Basha.

Më herët, Berisha iu drejtua Bashës me akuza të rënda. Sipas tij, ai ka një marrëveshje me Edi Ramën dhe shumë shpejt në PD do të nisë një lëvizje statutore dhe ligjore për rikthimin e saj në piedestal.

Të këshilluara

Berisha bën betimin dhe largohet nga Kuvendi

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka munguar as në seancën e pasdites në Kuvend. Njësoj si gjithë deputetët e tjerë ai ka bërë betimin. Berisha shoqërohej nga t...

17:25

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI