Flash

Kush janë deputetët e PD që shoqëruan sot Berishën drejt Parlamentit

Lapsi.al 10 September 2021
Kush janë deputetët e PD që shoqëruan sot Berishën

Ish-kryeministri Sali Berisha u shoqërua sot në rrugën drejt parlamentit, nga deputetët Edi Paloka, Tritan Shehu e Flamur Noka, të cilët kundërshtuan një ditë më parë vendimin e Lulzim Bashës.

Në një mesazh për mediat, Basha njoftoi dje vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta.

Nisja e sesionit të ri parlamentar, e gjen PD-në në një situatë aspak të mirë, nisur nga vendimi i një dite më parë të kryedemokratit Basha për të përjashtur hnga grupi parlamentar, ish kryeministrit Sali Berisha deri sa drejtësia të shprehet lidhur me vendimin e SHBA për ta shpallur atë non grata.

“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës.

Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik.” u shpreh një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI