Flash

Rama pas largimit të Berishës: Dora ime mbetet e shtrirë për Lulzim Bashën!

Lapsi.al 10 September 2021
Rama pas largimit të Berishës: Dora ime mbetet e shtrirë për

Kryeministri Rama është shfaqur më i qetë, më i sjellshëm me gazetarët dhe me një fjalor më të zbutur përkundrejt opozitës, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, Sali Berishën. Rama u tha gazetarëve se dora e tij mbetej e shtrirë për bashkëpunim me Lulzim Bashën.

"Ne vijmë në këtë kuvend për mandatin e tretë me dorën e shtrirë, pa marrë parasysh si do shkonin zhvilimet brenda PD, dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të vendit, njerëzve dhe për borxhin që ia kemi njerëzve" tha Rama.

I pyetur nga gazetarët nëse marrëveshja e 17 Majit vazhdon ende. Rama ka thënë se kush do t'i bashkohet socialistëve në misionin për të përmbushur shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve, e ka derën e hapur.

"E kuptoni sa e madhe është sfida jonë dhe sa të mëdha janë shpresat e njerëzve? PS e ka të pamundur të shohë nga lart poshtë se përndryshe humb horizontin. Ne do shohim përpara dhe kushdo të na bashkohet, e ka derën e hapur" tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI