Flash

Berisha sulm ballor "Lulzim Basha pazare të fëlliqura me Edi Ramën"

Lapsi.al 10 September 2021
Berisha sulm ballor "Lulzim Basha pazare të fëlliqura me Edi

Ish-kryeministri Sali Berisha u prit nga një grup simpatizantësh që thërrisnin në kor emrin e tij, teksa futej në Kuvend.

"Sot nis beteja jonë, sot nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. PD do të dalë nga kjo betejë më e fortë dhe më e sigurtë në fitore, rroftë PD, rroftë Shqipëria," tha Berisha, teksa hipi mbi makinë.

Berisha tha për mediat se Rama dhe Basha kanë një marrëveshje okulte me njëri-tjetrin dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD-së.

BERISHA: I vetmi që do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet partinë Demokratike me pazare të fëlliqura me Edi Ramën.

Cila do jetë lëvizja juaj e radhës?

BERISHA: Do jetë lëvizje statutore e tëra e bazuar në rivendosjen e legjitimitetit, statusshmërisë, sovranitetit të PD.

Jeni penduar që e rritët Bashen në PD?

BERISHA: Këto tani janë probleme të ndryshme, por them se emergjenca është kjo, PD do rivendosë sovranitetin, statutshmërine e saj të grabitur poshtërsisht me marrëveshjen Rama-Basha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në orën e parashikuar në 10:00. Ai është pritur nga mbështetës të tij në hyrje të Kuvendit, të cilët doli t’i përshëndesë duke hipur mbi makinë.

[video width="426" height="234" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/Berisha-parlament.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI