Flash

Berisha sfidon Bashën: Nesër do shkoj në Parlament, nuk ka diskutim

Lapsi.al 9 September 2021
Berisha sfidon Bashën: Nesër do shkoj në Parlament, nuk ka

sh-kryeministri Sali Berisha nuk është dakorduar me vendimin e kryedemokratit, Lulzim Basha, për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së. Në një lidhje live në Syri Tv, Berisha tha se ditën e nesërme do të shkojë në parlament, një vendim ky që vjen si sfidë ndaj Bashës, në një kohë kur pak më parë ky i fundit deklaroi përjashtimin e tij.

“Berisha do bëjë gjithçka që të rikthejë sovranitetin e PD. Nesër unë do shkoj në parlament, jam në parlament. Nuk ka diskutim. Me veprimin e tij kryetari i PD shkelmoi parimet themelore. PD e kanën themeluar studentë dhe intelektuale e punonjës shqiptarë në kulimin e izolimit e rrethimit. Kanë vendosur parimin e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe interesit kombëtar. Sot Basha nën presionin të lobimit korruptiv Rama-Soros shpall një vendim më të paligjshmin në historinë e pluralizmit deri më sot”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI