Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Berisha pas përjashtimit: Bashën e kanë kërcënuar me sanksione

Lapsi.al 9 September 2021
Berisha pas përjashtimit: Bashën e kanë kërcënuar me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi Lulzim Basha vendosi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

“Vendimi është një vendim jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji të vendit. Natyrisht një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të lirë dhe të një shoqërie të lirë nuk mund ta marrë. Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur, por pavarësisht nga presioni mendoj se disa herë më parë do të konsideronte dorëheqjen e tij se sa të dorëzonte sovranitetin e PD-së.

Se PD është një institucion i sovranitetit të vendit. Me njoftimin që shpalli z.Basha dëshmoi se, bëri atë që nuk e bëri Ilirjan Celibashi, vendosi të dorëzojë sovranitetin faktikisht të asgjësojë PD-në si parti sovrane për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të lobimit korruptiv të Ramës edhe Sorosit. Jam i sigurt që Bashën e kanë kërcënuar me sanksione”, tha Berisha në “Çim Peka Live”.

Të këshilluara

Zjarr në një banesë në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në Vlorë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku është përfshirë nga flakë...

19:15

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI