Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Zbulohet baza e falsifikimit të dokumenteve për emigratë në Lushnje, në pranga babë e bir

Lapsi.al 9 September 2021
Zbulohet baza e falsifikimit të dokumenteve për emigratë në

Policia ka zbuluar një bazë e falsifikimit të dokumenteve dhe strehimit të emigrantëve nga vendet e treta me qëllim kontrabandimin e tyre në një nga vendet e BE-së në Lushnjë.

Gjatë operacionit të koduar "Passport", zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lushnjë në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Fier dhe Forcën e Posaçme "Shqiponjat" janë arrestuar në flagrancë dy shtetas.

Po ashtu, sekuestrohen 5600 euro, para që përdoren në Bangladesh, 11 pasaporta, dokumente të tjera të dyshuara të falsifikuara, 6 aparate celularë, 1 laptop, 1 automjet.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Fier dhe Forca e Posacme "Shqiponja" finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Passport", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. H., 53 vjeç dhe Xh. H., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Karbunarë, Lushnjë. Këta shtetas, në lagjen "Kongresi", Lushnjë, kishin marrë një banesë me qera, që shërbente si bazë për të strehuar klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian duke i pajisur me pasaporta të dyshuara të falsifikuara.” – njofto policia.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dy shtetas të huaj si edhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 pasaporta, dokumenta të tjera të dyshuara të falsifikuara, 5600 euro, një sasi parash që përdoren në Bangladesh, 1 laptop, 6 aparate celularë dhe 1 automjet tip "Renault".

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Zjarr në një banesë në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në Vlorë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku është përfshirë nga flakë...

19:15

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI