Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Vaksinimi i detyrueshëm, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut rrëzon mjekët grekë

Lapsi.al 9 September 2021
Vaksinimi i detyrueshëm, Gjykata Evropiane e të Drejtave të

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të përkohshme gjyqësore të paraqitur nga punonjësit e shëndetësisë në Greqi që janë kundër vaksinimit të detyrueshëm. 30 punonjës shëndetësorë grekë paraqitën dy kërkesa kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Duke cituar nenet 2 (e drejta për jetën), 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues), 4 (ndalimi i skllavërisë dhe punës së detyruar), 5 (e drejta për liri dhe siguri), 6 (e drejta për gjykim të drejtë), 8 (e drejtë për respektimin e jetës private dhe familjare) dhe 14 (mosdiskriminimi), punonjësit e shëndetësisë po protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm si kusht për të vazhduar kryerjen e detyrave të tyre.

Ata kanë bërë thirrje që ligji të pezullohet dhe për këtë iu drejtuan Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut, por në 7 shtator kërkesa e tyre u hodh poshtë. Greqia deri tani ka pezulluar mbi 6 mijë mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë të sistemit shëndetësor që kanë refuzuar vaksinimin. Edhe në Shqipëri vaksina është vendosur me detyrim për disa kategori, përfshirë mjekët

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI