Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Pejës në Kosovë. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, 2 persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri”.
Mësohet se viktimat janë Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të komunës së Pejës nga radhët e PDK dhe zyrtari tjetër i kësaj partie është Blerand Kadriaj. Ky i fundit ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Deçanit.
Njësitet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. ©LAPSI.al
[caption id="" align="alignnone" width="531"]
Astrit Ademaj[/caption]