Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Italia lejon kultivimin e 4 rrënjëve kanabis në shtëpi

Lapsi.al 8 September 2021
Italia lejon kultivimin e 4 rrënjëve kanabis në shtëpi

Në Itali është votuar teksti bazë i ligjit mbi kanabisin që dekriminalizon kultivimin e jo më shumë se 4 bimëve "femra ". Kjo u njoftua nga kreu i Komisionit të Drejtësisë së Dhomës së Deputetëve, Mario Perantoni.

"Është një votim i rëndësishëm, i marrë në vazhdën e jurisprudencës së Gjykatës së Kasacionit, por edhe falë aftësisë së grupeve parlamentare për t'u përballur me njëri -tjetrin dhe për të gjetur një sintezë të arsyeshme" - tha ai.

Sipas tij, kultivimi i kanabisit në shtëpi "është thelbësor për pacientët të cilët duhet ta përdorin atë për arsye terapeutike dhe të cilët shpesh nuk e gjejnë atë në dispozicion”.

Kjo nismë përcakton dënime vetëm në rastet e shitjes së kanabisit. Ndryshimet në ligj ulin dënimet për sasi të vogla kanabisi, por nga ana tjetër rriten nga 6 në 10 vjet dënimet për krimet që lidhen me përpunimin apo trafikimin e kanabisit. Forcohen dënimet edhe për ata që shpërndajnë kanabis afër shkollave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI