Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

“Vajza u nxit të vetëvritej”/ Prokuroria po heton SMS-të e 23-vjeçares me shenja misterioze në trup

Lapsi.al 8 September 2021
“Vajza u nxit të vetëvritej”/ Prokuroria po heton

Rasti i Evgjeni Baxhos , në trupin e të cilës u gjetën shenja të padeshifruara po hetohet nga prokuroria për akuzën e “shtyrjes në vetëvrasje”.

Ky informacion konfirmohet nga anëtarë të grupit të hetimit që bazuar në informacionet e agjentëve kanë konfirmuar që Evgjeni Baxho mbrëmjen kur ndërroi jetë u takua nga një person i seksit mashkull, por që ende nuk është identifikuar se cili është ai.

Të dhënat e prokurorisë që mbetën në pritje të përgjigjeve mbi komunikimet që 23 vjeçarja nga Delvina kishte ditët e fundit kur edhe kishte deklaruar se ishte sëmurë tregojnë se vajza po ndiqte një rit për të cilin nuk jepen detaje të tjera , megjithatë të gjithë këtë çështje do ta sqarojë përfundimisht rezultati i mjekësisë ligjore. Vdekja e të resë u raportua nga policia si e shkaktuar nga infeksioni i dhëmballës, teksa ndërkohë hetuesit nisën kërkimet për të zbuluar simbolet e dyshimta në trupin e saj dhe dhe disa simbole të tjera te shpërndara në dhomën ku jetonte e reja.

Me rëndësi për hetimin janë edhe bisedat me personin i cili e udhëzon se kë të takojë dhe kur ta takojë.

Të gjitha bisedat e sekuestruara janë 36 fletë formati A4 thane burimet e TCH ndërsa vajza rrëfehet me këtë person numri i të cilit është blerë në tregun e zi duke treguar gjithçka për jetën dhe familjen.

Ky shtetas që është përshkruar nga fqinjët si personi që hyri në shtëpinë private në një moment i shkruan Evgjeni Baxhos se do të ndjente që energjitë do t’i binin, por ky nuk ishte fundi , ndërsa e këshillon se nuk duhet të takonte askënd dhe të mos fliste me askënd. /TCH

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI