Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Koronavirusi/ 40% e të infektuarve aktivë në Tiranë

Lapsi.al 9 September 2021
Koronavirusi/ 40% e të infektuarve aktivë në Tiranë

Në të gjithë vendin janë mbi 12 mijë raste aktive me Covid-19. Kryeqyteti mban peshën më të madhe të të infektuarve me rreth 5 mijë të infektuar që bëjnë afro 40 % të totalit.

Pas Tiranës, vjen Fieri me mbi 13 mijë të infektuar, Durrësi me rreth 12 mijë, Vlora me 11 mijë, Shkodra me 10 mijë.

Këto qytete kanë patur numrin më të lartë të infektuarve ditor në javët e fundit. Dibra është qarku me numrin më të vogël të të infektuarve me koronavirus me vetëm 2847 raste.

Ndryshe nga Qershori ku disa qarqe ishin Covid free, në Shtator nuk gjendet me asnjë bashki pa Covid. Ditët e fundit në rritje kanë ardhur edhe të shtruarit në spitale.

Edhe në këtë rast Tirana zë peshën më të madhe të shtretërve në spitalet Covid. 49 pacientë, që po trajtohen në Covid 1 dhe 3 janë nga kryeqyteti, 18 nga Durresi, 15 nga vlora, 13 nga Fieri, 10 nga Lezha, 10 nga Korça, 8 nga Berati, 7 nga Gjirokastra, 5 nga Shkodra, dhe 3 nga Kukësi.

Dibra është i vetmi qark që nuk ka asnjë të shtruar në spital dhe të gjithë të infektuarit po marrin trajtim ambulator.

Të shtruarit në spitale janë nga mosha 20 vjeç deri tek moshat e treta dhe gjendja e tyre sipas mjekeve është e mesme e rëndë. 18 pacientë janë në terapi intensive 7 prej të cilëve nga Tirana, shkruan tvklan.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI