Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Topalli mbështet Berishën dhe iu bën thirrje demokratëve: Përjashtoni Lulzim Bashën!

Lapsi.al 9 September 2021
Topalli mbështet Berishën dhe iu bën thirrje demokratëve:

Ish-kryetarja e parlamentit dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës. Me një postim në Facebook ajo ka kërkuar përjashtimin e liderit të selisë blu. Sipas Topallit Basha ka shitur interesat e popullit shqiptar. Me këtë vendim sipas Topallit Basha po kalon përtej ligjit dhe nuk ka asnjë të drejtë statutore ta bëjë.

Postimi i plotë

Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen! Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demonratike! Lulzim Basha ka vite qe punon kundra interesit kombetar dhe ne vecanti kundra Partise Demokratike. Sjellja e tij nuk ka patur kurre lidhje me parimet e vlerat e kesaj force politike . Cdo dite , qe nga dita e pare qe ka zbritur ne Tirane ai ka patur vetem nje qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, permes karriges politike. Nese ka nje person qe ka minuar demokracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha. Qe nga dita qe u vendos kryetar ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partise, nuk ben zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i Interesi i vendit. Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti. Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille ata te vendit. Ai ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion ku ka qene. Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama. U bene kaq vite qe ia them demokrateve. Po e perseris edhe sot. Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite ai e ka emrin Lulzim Basha. Nese ka nje njeri qe ka kontribuar per minimin e demokracise ai e ka perseri emrin Lulzim Basha. Aftesia e tij me e madhe eshte shitja e cdo bashkepunetori te tij. Kete e ka deshmuar ne vite. Kur pastaj je dhe vulnerabel per shkak te korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht qe shkon dhe pertej. Sonte tha :- kam vendosur te perjashtoj Sali Berishen. Prap e konsideron vehten mbi ligjin. Ai nuk ka asnje te drejte ligjore e statuore ta beje kete. Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI