Flash

Berisha: Mbetem anëtar i PD-së, demokratët do t'i rikthejnë dinjitetin partisë!

Lapsi.al 10 September 2021
Berisha: Mbetem anëtar i PD-së, demokratët do t'i

Ish kreu i PD-së, Sali Berisha ka këmbëngulur se ai mbetet anëtar i Partisë Demokratike, pavarësisht vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi. Edhe një herë, ndërsa dilte nga parlamenti, Berisha tha se demokratët do ta rikthejnë PD në piedestal duke prishur marrëveshjen Rama-Basha.

"Do të vazhdoj të denoncoj regjimin e kakistokracisë, që ka zgjedhur shpifjet, pazaret për eleminimin e opozitarëve. Se çfarë date është pakti mes Ramës dhe Bashës, unë ia le historianëve, por unë garantoj që ajo që ndodhi është marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet çmontuar një minutë e më parë. PD është parti e lirive e të drejtave njerezore, e kushtetuetshmërisë dhe interesit kombëtar. Demokratët me dinjitet dhe vendosmëri do të dinë të rikthejnë PD në piedestal. Do ndërmerret cdo nisëm statutore brenda PD për rikthimin e saj në piedestal. Jashtë çdo lloj diskutimi jam anëtar i PD. Kompromisi Basha-Rama është nul, janë pazare të fëlliqura. Në çdo kohë mund të hyj në seli dhe do jetë e afërt dita kur PD të rifitojë legjitimitetin dhe forcën për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin drogën dhe pazaret që e shndërrojnë PD në fasadë të opozitës" u shpreh ish kreu i PD-së.

Megjithatë, pavarësisht se militantët e ftuan të shkonte që në atë moment në selinë e PD-së, Berisha nuk ka preferuar të shkojë atje, por është rikthyer në shtëpinë e tij.

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI