Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rama-studentëve: Nëse nuk vaksinoheni, s’ka kthime në auditore

Lapsi.al 8 September 2021
Rama-studentëve: Nëse nuk vaksinoheni, s’ka kthime në

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore nr. 1 në Tiranë, bëri thirrje sërish për vaksinim.

Ai tha se vaksinimi nuk të mbron nga infektimi, por nga jeta dhe ta kalosh sëmundjen me simptoma të lehta. Kryeministri ripërsëriti edhe njëherë se nëse studentët apo mësuesit nuk vaksinohen nuk do të kthehen në auditor.

“Vaksina jo domosdoshmërish të mbron nga infektimi. Por ama në momentin që infektohesh të mbron nga vuajtjet dhe rreziku për jetën. Ndërsa mosvaksinimi të dërgon deri në vdekje. Studentët që nuk vaksinohen nuk futen në auditor. Sepse s’ka mundësi që pjesa është e vetëdijshme të cënohet nga ata që tremben nga teoritë e konspiracionit. Askush nuk i merr me forcë, e s’ka ndërmend t’i marrë me forcë, por në mjedise kur janë dhe të tjerët duhet të vaksinohesh. E njëjta gjë vlen edhe për mësuesit dhe administratën. Protestën ndaj shkencës apo marrëzinë në raport me realitetin. E mirë është të vaksinohesh, sepse jeta duhet mbrojtur. Nuk mund të cënohsh jetën e tjetrit.

Nëse Shqipëria sot ka stabilitet, kjo vlen si rezultat i vaksinimit. Ne kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv, nëse do të kishim pasur sukses në këtë proces, sot do të ishim duke numëruar dhjetëra të vdekur në ditë. Ky është fakt. Tani ne nuk mund të futemi në situata të rrezikshme, për shkak të atyre që thonë Bill Gates apo George Soros. Në auditorë do të hyjnë ata që vaksinohen. Të tjerët ta bëjnë mësimin si të duan e në fund të marrin përsipër kostot që kanë ata për dijet e tyre. Kjo nuk është luftë ndaj mullinjve të erës. Këto janë masa që e gjithë bota po i bën. Ne i kemi më të buta këto masa. Nuk ka hyrje në auditorë pa bërë vaksinën."

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI