Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Shehi: Me Berishën po bëhet loja që kërkon Rama

Lapsi.al 7 September 2021
Shehi: Me Berishën po bëhet loja që kërkon Rama

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar çështjen e shpalljes ‘non grata’ në SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Unë gjykoj që kjo është një histori që duhet trajtuar thjeshtësisht, pa ekzagjerime dhe politizime. Nëse ka elemente korrupsioni, le të merren ata që merren me korrupsionin. Sepse gjithkush do të mbajë hallin e vet.

Përsa i përket temës politike, Berishën politikisht e gjykon koha. Duhet gjykuar me gjakftohtësi. Gjykimin politik e bëjnë zgjedhjet. Kjo është mënyra për ta diskutuar këtë çështje,” - tha Shehi në Syri Tv.

“I kemi bërë qejfin Edi Ramës me këtë zhurmë, pasi peshon mbi opozitën. Edhe Berishës i është bërë një elozh i madh sepse u rikthye dhe u bë qendra e politikës.

Unë them që ta gjykojmë me gjakftohtësi dhe ta rikthejmë në normalitet. Le të vijë në parlament Berisha, pasi ka të drejtën e vet.

Berishën nuk po e akuzojnë se ka drejtuar keq politikën shqiptare. Por politikisht të gjykon koha. Prandaj po ngremë një zhurmë të kotë dhe po bëjmë lojën e Edi Ramës” - theksoi Shehi.

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Vlorë

Një banesë në lagjen "Partizani" të Vlorës, është përfshirë nga flakët. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materi...

19:10

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI