Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Një tjetër politikan shqiptar në “listën e zezë” të SHBA

Lapsi.al 7 September 2021
Një tjetër politikan shqiptar në “listën e

Një prej kandidatëve të Vetëvendosjes për anëtar të Asamblesë në Gjilan, gjendet në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fjala është për Tahir Dalipin.

Sipas "Gazeta Express", SHBA e kishte cilësuar Dalipin, i cili është anëtarësuar në Vetëvendosje në janar të këtij viti, si "një prej njerëzve që kishte kërcënuar përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor".

I kontaktuar nga Express, Dalipi thotë se s’ka marrë asnjëherë ndonjë shpjegim të saktë se pse është pjesë e kësaj liste, por beson se lidhet me aktivitetin e tij si anëtar politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanovc (UÇPMB).

“Ajo listë daton prej kohës së përpjekjeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Unë kam qenë anëtar politike i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanovc. Edhe UÇPMB-ja pas demitalirizimit edhe këshilli politik i saj kanë hyrë në Listën e zezë si organizata. Aty pastaj janë veçuar disa emra. Në fakt, unë nuk kam marrë ndonjë shpjegim asnjëherë se cila është arsyeja e futjes në atë listë”, - ka deklaruar Dalipi.

Featured image of article: Kandidati për asamblist në Kosovë rezulton në listën e zezë të SHBA-së, Dalipi: Nuk kam bërë asgjë

Sipas tij, lista më nuk është aktive dhe s’ka asnjë efekt ndërsa thotë se s’ka bërë asgjë që të jetë pjesë e kësaj liste, por se gjërat nuk janë verifikuar.

“Arsyeja ka qenë pamundësia e ime në atë kohë që të pajtohem me zgjidhjen që na është ofruar…dhe kjo është marrë si mospajtim apo edhe kundërshtim, por në fund kjo është diplomacia e shteteve të mëdha. Nuk pyesin shumë për individët. Nuk janë verifikuar gërat sa duhet dhe ka ndodhur ç’ka ka ndodhur. Aktualisht nuk është aktive më ajo listë, realisht s’ka asnjë efekt”, - ka thënë ai.

Lajmin se është pjesë e kësaj liste, thotë ta ketë marrë vesh nga mediat, ndërsa shton se ka gjasa që personi në listë mund të jetë dikush tjetër, meqenëse viti i lindjes nuk është i njëjtë.

“E kam parë në media, sepse kurrë nuk më është dhënë ndonjë. Ka aty edhe emra bukur të njohur që tash janë në skenën politike. Është shumë e mundur që të jetë ndonjë person tjetër, e të jetë i ngatërruar emri. Mund të jetë personi që e ka vitin e lindjes në atë listë. Seriozitetin e asaj liste e shpjegon edhe vetë ky fakt që nuk janë verifikuar gjërat, sepse veprimtaria ime s’ka qenë ushtarake, por politike dhe në koordinim me aksionet e asaj kohe që ta përmirësojnë gjendjen në Luginën e Preshevës”, - është shprehur ai.

Pavarësisht se është pjesë e “listës së zezë” ai thotë se nëse do të shkonte në SHBA, s’beson se do të kishte probleme.

“Kurrë s’kam mund të kem aq para sa me shku atje. Unë nuk kam cka kërkoj atje. Për të shku për punë, e dini se është e pamundur. Jam i bindur se po t’i kisha mundësitë dhe po të kisha nevojë, nuk e besoj se do të më shfaqej ndonjë vështirësi e madhe për të shku”, - ka thënë Dalipi. /Gazeta Express

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Vlorë

Një banesë në lagjen "Partizani" të Vlorës, është përfshirë nga flakët. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materi...

19:10

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI