Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rriten sërish shifrat/ 740 raste të reja me Covid në Shqipëri, 4 jetë të humbura

Lapsi.al 7 September 2021
Rriten sërish shifrat/ 740 raste të reja me Covid në

Vazhdon të jetë numri i lartë i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se 4 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend. Gjithashtu janë 740 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5544 testime, 740 raste të reja, 4 humbje jete dhe 715 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Nëse jeni mbi 18 vjeç, mjafton karta e identitetit për t’u vaksinuar në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 740 qytetarë, në këto bashki:

252 raste në Tiranë, 51 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Durrës, 33 në Sarandë, nga 30 raste në Lushnje, Lezhë, 23 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Korçë, nga 19 raste në Librazhd, Berat, 13 në Kavajë, 11 në Elbasan, 9 në Mat, nga 8 raste në Has, Devoll, Dimal, Gramsh, 7 në Kamëz, nga 6 raste në Kurbin, Himarë, nga 5 raste në Kolonjë, Mallakastër, Bulqizë, Vau i Dejës, nga 4 raste në Kukës, Dibër, Roskovec, Patos, Gjirokastër, Peqin, nga 3 raste në Prrenjas, Poliçan, Kuçovë, Selenicë, Divjakë, Rrogozhinë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, nga 1 rast në Maliq, Memaliaj, Delvinë, Fushë Arrëz.

Janë 12,129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 54-87 vjeç, një qytetar 64 vjeç nga Kavaja dhe një qytetare 69 vjeç nga Fieri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 715 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 137,587 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 740

Të shëruar në 24 orë 715

Të shtruar në spitale 152

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 5544

Testime totale 1,088,518

Raste pozitive 152,239

Raste të shëruara 137,587

Raste Aktive 12,129

Humbje jete 2,523

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4571

Shkodër 1785

Durrës 1068

Fier 945

Vlorë 895

Lezhë 799

Elbasan 612

Berat 427

Korçë 315

Gjirokastër 259

Kukës 235

Dibër 218

Të këshilluara

Aksident në Durrës, plagoset 34-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar ditën e sotme në lagjen nr.12 në Durrës. Një automjet ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ësht...

17:44

Sherr me thika në Tiranë, një i plagosur

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën ‘Konferenca e Pezës’ k...

17:15

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI