Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Kokainë dhe vjedhje, arrestohen 2 francezë dhe 1 palestinez në Durrës

Lapsi.al 7 September 2021
Kokainë dhe vjedhje, arrestohen 2 francezë dhe 1 palestinez në

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga gjatë 24 orëve të fundit 7 persona, si dhe ka proceduar penalisht një tjetër. Në Portin e Durrësit, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj një mjeti tip “Puegeot” në pronësi të dy të rinjve francezë, janë gjetur sasi lënde narkotike në formën e çokollatës si dhe kokainë. Policia informon se në pranga kanë rënë, C. B., 19 vjeç dhe K. C 30 vjeç. Sipas policisë u bë arrestimi i një 20-vjeçari palestinez pasi dyshohet se është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në Durrës.

Konkretisht dyshohet se ka vjedhur 4 aparate celularë të markave të ndryshme të shtetasve A. K., B. A., A. G., A. R., dhe portofolin e shtetases E. K. Në vijim të veprimeve rezultoi se ky shtetas është edhe autor i dyshuar i 12 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve korrik-gusht, ku ju ka marë shtetasve të ndryshëm telefona celularë, marsup ose portofola. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparatet celularë. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. F., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi R. B., 53 vjeç, banues në Durrës pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi R. S., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi nga pakujdesia i ka djegur një sipërfaqe toke 40 m², me barishte.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. Z., 43 vjeç dhe H. B., 24 vjeç, të 2 banues në Durrës, pasi u konstatuan duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi.

Gjithashtu u bë shoqërimi i shtetasit F. K., pasi ditën e sotme, në orën 13:10, në lagjen nr.12 duke drejtuar mjetin është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin L. A., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI