Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

“Zotëria i drogës” duhet të ekstradohet, por ai nuk dihet ku është

Lapsi.al 7 September 2021
“Zotëria i drogës” duhet të ekstradohet, por ai nuk

Gjykata e Lartë vendosi të martën të lejojë ekstradimin Alket Hatisë, një shqiptar i dënuar nga drejtësia italiane me 20 vjet burg për trafik droge por vendndodhja aktuale e trafikantit nuk dihet ndërsa Policia e Shtetit i tha BIRN se ajo nuk mund të japë informacion nëse ky person është apo jo aktualisht në kërkim.

Gjykata vendosi “ndryshimin e vendimit të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Durrës. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Durrës. Lejimin e ekstradimit të shtetasit Alket Hatija në shtetin italian për efekt të ekstradimit të vendimit penal Nr.4526/2015, dt.30/09/2015 të Gjykatës së Apelit Milano, Itali”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë të martën erdhi pas një sorollatjeje katërvjeçare nëpër dyert e drejtësisë të një çështjeje që trazoi institucionet në Shqipëri. Hatija u arrestua në Durrës më 8 korrik 2017 me porosi të drejtësisë italiane. Sipas një lajmi të agjencisë Ansa mbi ngjarjen, arrestimi i tij në Durrës erdhi pas një informacioni të dhënë nga karabinierët e Milanos, të cilët e kërkonin atë për të vuajtur 20 vjet burg dënim i dhënë nga Gjykata e Milanos për një rast të trafikut të drogës të vitit 2004. Hatija u gjet përgjegjës për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kilogramëve kokainë me vlerë prej 35-45 milionë euro.

Por Gjykata e Durrësit vendosi lirimin e tij me argumentin se dënimi në Itali është dhënë me të njëjtat shkaqe për të cilat Hatija është akuzuar, dënuar dhe vuajtur dënimin në Shqipëri dhe për rrjedhojë, nuk mund të ketë dy dënime për të njëjtën vepër penale. Pak javë më vonë, Gjykata e Apelit Durrës ndryshoi vendimin e shkallës së parë dhe urdhëroi arrestin me burg të Hatisë si masë sigurie në pritje të gjykimit për kërkesën e ekstradimit. Por ndërkohë Hatija nuk gjendej më.

Në vitin 2018, Gjykata e Durrësit e rrëzoi kërkesën për ekstradim ndërsa u deshën tre vjet e gjysmë të tjera që Gjykata e Lartë të prishë këtë vendim dhe të urdhërojë ekstradimin e tij në Itali. Por nëse ky ekstradim do të realizohet apo jo, kjo mbetet për t’u parë.

Pyetur nga BIRN, Policia e Shtetit deklaroi se ajo e ka të rezervuar informacionin nëse Hatija është apo jo aktualisht në kërkim. Përveç dënimit në Itali, Hatija është dënuar edhe në Shqipëri në vitin 2010 me 10 vjet e tetë muaj burg për trafik droge. Ai u lirua në vitin 2014 me vendim të Gjykatës së Elbasanit me argumentin se bashkëshortja e tij vuante nga sëmundje kronike.

Një numër të dënuarish për trafik droge në Itali ia kanë dalë të jetojnë të lirë në Shqipëri ndërsa proceset e ekstradimit kanë ngecur apo janë rrëzuar nga gjykatat./ BIRN

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Vlorë

Një banesë në lagjen "Partizani" të Vlorës, është përfshirë nga flakët. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materi...

19:10

Aksident në Durrës, plagoset 34-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar ditën e sotme në lagjen nr.12 në Durrës. Një automjet ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ësht...

17:44

Sherr me thika në Tiranë, një i plagosur

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën ‘Konferenca e Pezës’ k...

17:15

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI