Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Europol: Holanda dhe Belgjika qendrat e kokainës në Europë, përmenden edhe grupet shqiptare

Lapsi.al 7 September 2021
Europol: Holanda dhe Belgjika qendrat e kokainës në Europë,

Belgjika dhe Holanda janë bërë qendra kryesore për trafikun e kokainës në Evropë, tha të martën agjencia policore e Bashkimit Evropian - Europol.

Në një raport prej 27 faqesh, të publikuar bashkë me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Krim dhe Drogë, Europol tha se bandat kriminale përdorin qytetet porte të Roterdamit, Hamburgut dhe veçanërisht Antverpin për të transportuar drogën në Holandë, nga ku shpërndahet pastaj në të gjithë Evropën.

Kjo ka bërë që Spanja të kapërcehet si rrugë kryesore e kontrabandës, tha agjencia Europol. Sipas saj, vetëm vitin e kaluar, në Antverp të Belgjikës u kapën rreth 65.6 tonë kokainë. Në shkurt, Gjermania dhe Belgjika kapën bashkërisht 23 tonë - një sasi kjo që u cilësua si rekorde. Në raport thuhet se tregu i kokainës në Evropë u rrit kryesisht me furnizimet e shtuara nga Kolumbia, ku një marrëveshje e paqes me grupin gueril FARC, e arritur në vitin 2016, ka hapur tregun për konkurrencë.

Raporti po ashtu thekson se bandat evropiane të drogës shpesh operojnë përgjatë vijave familjare, etnike ose gjuhësore, “duke përfshirë bandat marokene dhe shqiptare”, si dhe “grupin mafioz Ndrangheta të Italisë”. Pas kanabisit, kokaina tani është droga e dytë më e popullarizuar në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, thuhet në raport. Vlerësimet e fundit sugjerojnë se vitin e kaluar kanë qenë rreth 4.4 milionë përdorues të saj. /REL

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Vlorë

Një banesë në lagjen "Partizani" të Vlorës, është përfshirë nga flakët. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materi...

19:10

Aksident në Durrës, plagoset 34-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar ditën e sotme në lagjen nr.12 në Durrës. Një automjet ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ësht...

17:44

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI