Flash

Lideri i rezistencës në Panjshir: Gati të negociojmë me talebanët

Lapsi.al 6 September 2021
Lideri i rezistencës në Panjshir: Gati të negociojmë me

Lideri i opozitës afgane, që është duke i bërë rezistencë forcave talebane në Luginën e Panjshir, deklaroi se mirëpret propozimin e dijetarëve fetarë për negocimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftimeve. Ahmad Massoud, kreu i Frontit Kombëtar të Rezistencës e bëri këtë deklaratë në faqen zyrtare të grupit në Facebook.

Më herët, talebanët kishin raportuar se kishin mundur të hynin në rrethinat e Panjshirit dhe se i ishin drejtuar qendrës së tij. Talebanët e morën kontrollin e pjesës tjetër të Afganistanit, 3 javë më parë pasi qeveria e mbështetur nga perëndimi dështoi të mbronte vendin dhe presidenti Ghani u largua nga vendi.

“Synimi ynë kryesor si Front i Rezistencës është të zgjidhim problemet aktuale dhe të ndalojmë luftimet për të vijuar negociatat”, shkruan Massoud në Facebook, ku mes të tjerash iu kërkon dhe talebanëve të ndalojnë avancimin në Panjshir.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI