Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Keni plane për fundjavë? Rikthehen reshjet e shiut dhe ulen temperaturat

Lapsi.al 3 September 2021
Keni plane për fundjavë? Rikthehen reshjet e shiut dhe ulen

Nisja e vjeshtës do të sjellë dhe shirat e para për këtë shtator. Meteorologia Lajda Porja trego për Meteoalb se e shtuna dhe e diela do të jenë ditë të mbizotëruara nga shirat gjatë gjithë kohës, duke sjellë një kthesë në motin e vendit tonë. Sipas Porjas, kjo situatë do të mbizotërojë edhe në rajon.

“Moti i kthjellët është prezent. Vranësirat janë shumë të pakta kryesisht në zonat malore. Parashikohet që edhe fundjava të ketë të pranishme shumë më tepër vranësira në territor. Më të dukshme do jenë ditën e dielë ku pritet të ketë edhe reshje. Reshjet do të jenë të fokusuara përgjatë kufirit lindor, por nuk përjashtohen edhe në zonat qendrore, kryesisht Elbasan, Librazhd apo edhe në Tiranë priten momente të shkurtra me shi.

Sa i përket temperaturave vijojnë të jetë të larta deri në 32 gradë. Dita e dielë do të sjellë një rënie të lehtë. Mëngjeset dhe mbrëmjet do jenë më të freskëta. Problematike gjatë kësaj jave dhe në fundjavë do të jetë parametri i erës duke bërë që të jetë herë pas here edhe e fortë 45-50 km/h. Kjo do të bëjë që edhe në brigjet detare të kemi dallgëzim jo më shumë se 3 apo 4 ballë.

Në rajon do ketë kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësirat do të shtohen në ditën e shtunë. Në Kosovë priten rrebeshe afatshkurtra shiu. Dita e dielë do të sjellë zhvillim të vranësirave kryesisht në Maqedoninë e Veriut duke bërë që të ketë rrebeshe shiu. Edhe në Kosovë, kryesisht në jug dhe juglindje priten reshje shiu. Temperaturat sot dhe nesër në Kosovë maksimale deri në 25 gradë dhe në Maqedoni 26 gradë. E diela do të sjellë rënie me 1 apo 2 gradë. Problematik do të mbetet parametri i erës dhe në vendet e rajonit,”– u shpreh meteorologia Laja Porja ndër të tjera.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI