Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rama la jashtë kryesisë Vangjush Dakon. Porosia e Yuri Kim për Ramën e Bashën, a do të ketë të tjera spostime?

Lapsi.al 3 September 2021
Rama la jashtë kryesisë Vangjush Dakon. Porosia e Yuri Kim për

“Është koha që udhëheqësit të reflektojnë dhe të ndërmarrin veprime të guximshme. Është koha për udhëheqësit që të tregoni kush jeni dhe çfarë mendoni se meriton ky vend. Është koha për të udhëhequr”.

Me këto fjalë, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i përçoi Lulzim Bashës dhe Edi Ramës përmes një editoriali të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës, mesazhin se kishte ardhur koha për vendime të vështira politike, por që në këndvështrimin e saj ishin në interes të qytetarëve shqiptarë.

Se çfarë nënkupton me vendime të guximshme e shtjellon në vetëm një paragraf, ku përmbledh dy mesazhe. I pari lidhet me nevojën e bashkëpunimit mes tyre në Parlamentin e ri. “Kjo do të kërkojë ndryshim, vizion si dhe udhëheqësi të vërtetë për të çrrënjosur krimin dhe korrupsionin në mënyrë që secili të ketë një mundësi të drejtë dhe një të ardhme më të mirë. Do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë”, shkroi Kim.

Mesazhi i dytë përcjell një porosi të vjetër amerikane.

“Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre”, vijoi mesazhi i Kim.

Para zgjedhjeve, Ramës i është kërkuar distancimi nga Tom Doshi, ku Ambasada e përmendi nominalisht në kërkesën e dorëzuar KQZ-së për të mos lejuar kandidimin e tij. Mesazhi i SHBA ishte që personat e shpallur non grata prej saj të mos ishin pjesë e Parlamentit të ri, ose të paktën jo në listat e hartuara nga Rama e Basha.

Në lidhje me Tom Doshin, Rama ishte i qetë duke deklaruar se PS është e distancuar prej tij, sepse Doshi ishte kryetar dhe kandidonte për një parti tjetër, por premtoi se ai nuk do të kishte asnjë përfshirje në qeverinë e re nëse do të zgjidhej deputet. Vendimin “e guximshëm” në këtë rast nuk ishte nevoja ta merrte Edi Rama. Vetë Doshi njoftoi dorëheqjen nga mandati i deputetit që mbante dhe nga mandati i fituar në Tiranë e Durrës më 25 prill.

Atë që kishte në dorë vetë Rama e realizoi. Vangjush Dako, emri i tretë në radhë i shqiptuar publikisht si non grata nga SHBA, e që deri para mbledhjes së Asamblesë të enjten e 2 shtatorit ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, as u përfshi në listën e kandidatëve të PS-së në Durrës dhe zyrtarisht as ishte pjesë e fushatës.

Në rastin e Dakos, Edi Rama e çoi edhe më tej porosinë e Yuri Kim, duke e “përjashtuar” ish-kryebashkiakun e Durrësit edhe nga Kryesia e Partisë Socialiste. A ishte një vendim i guximshëm? Dako është një prej faktorëve që i dha fitoren në socialistëve në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 2017-s, ku edhe doli në përgjime në dosjen e famshme “339”.

Dy ditë më parë ishte Lefter Koka që njoftoi shkurt në profilin e tij në facebook se hiqte dorë nga mandate i deputetit që fitoi në 25 prill në Durrës në siglën e Partisë Socialiste. A është largimi i tij pjesë e "porosisë" së amerikanëve?

Në kampin tjetër, situata e Lulzim Bashës duket disi më e ndërlikuar. Emri i shpallur “non grata” nga SHBA nuk është një emër dosido, por paraardhësi i tij në krye të PD, Sali Berisha. Vetë Berisha ka deklaruar se nuk do të dorëhiqet nga mandati i fituar i deputetit më 25 prill, duke e vënë Lulzim Bashën përballë dy mundësive: përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat dhe rreziku i shkaktimit të tensioneve e përçarjes në PD, ose mbajtjen e Berishës me koston e përballjes me amerikanët. Por deri tani nga Basha nuk ka asnjë sinjal rreth Berishës.

Kjo e bën mesazhin e Kim të papërmbushur deri më tani, ndërsa Instituti i Studimeve Politike, veç Berishës, flet edhe për disa emra të tjerë që mund të japin dorëheqjen, jo se ua ndalon ligji marrjen e mandatit, por se moralisht CV-të e tyre nuk përputhen me ligjin e dekriminalizimit dhe integritetit që kërkon edhe SHBA në Parlamentin e ri.

Sa do të përmbushet ky mision? Ambasada e SHBA aty do të jetë dhe do të vëzhgojë.

“Kolegët e mi dhe unë në ambasadën amerikane do të reflektojmë dhe planifikojmë për mënyrën më të mirë për të intensifikuar përpjekjet tona për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Shpresojmë që udhëheqësit e Shqipërisë – ata në pushtet dhe ata që shpresojnë të jenë në pushtet një ditë – po kështu do të reflektojnë dhe planifikojnë për të ardhmen, për një Shqipëri më demokratike, më të sigurt dhe më të begatë”, mbyll editorialin e fillim-gushtit ambasadorja Yuri Kim. (SI)

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI