Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

VIDEOLAJM/ Momenti kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë arratisjen nga burgu...

Lapsi.al 3 September 2021
VIDEOLAJM/ Momenti kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë

Janë bërë publike pamje nga momenti i tentativës për arratisje nga burgu “313” të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit.

“News24” ka publikuar pamjet që tregojnë momentin kur tentojnë të arratisen nga burgu “313” të dy personat. I pari, i kapur për sasinë më të madhe të kokainës të futur në Shqipëri, plot 613 kg, ndërsa i dyti është pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”.

Siç shihet në video, Çekaj dhe Pjetri arrijnë të zbresin nga kati i tretë përmes një çarçafi të bërë gërshetë dhe në duar mbajnë çengela hekuri. I pari zbret nga litari Pjetri, ndërsa pas tij bie edhe Çekaj, i cili siç shihet në pamje, në momentin që bie poshtë, rrëzohet, por ngrihet menjëherë dhe të dy kalojnë rrethimin.

Gjithçka ndodh në vetëm pak sekonda, ndërsa në momentin që kalojnë rrethimin, ata përballen me një polic, të cilin e godasin me çengel hekuri, por më pas kapen nga policët e tjerë.

Ngjarja ndodhi më 8 gusht të këtij viti, ku sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Burgjeve, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri e kanë organizuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentativën e arratisjes. Ata kanë shfrytëzuar situatën e stisur nga një i paraburgosur tjetër, i cili ka tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë, duke prerë damarët e dorës.

Menjëherë pasi gardianët kanë shkuar t’i ofrojnë ndihmë shtetasit Lulzim Çepele, që kishte prerë damarët, Çekaj e Pjetri kanë tentuar të arratisen, por tentativa e tyre ka dështuar dhe ata janë ndaluar në kohë.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/Tentativa-e-arratisjes.mp4"][/video]

Kujtojmë se 6 policë u pezulluan nga detyra në lidhje me tentativën e arratisjes. Gëzim Ramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, Oldi Myzyri, Redion Maloku dhe Edmond Prenga dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në planin e arratisjes. Në rrëfimet e tyre, fajin e arratisjes e mori përsipër Pjetri, ndërsa Çepele ka thënë se nuk kishte dijeni, kurse Çekaj theksoi se e ndoqi shokun e tij, por më pas u kthjellua dhe nuk vijoi vetë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI