Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rama nuk sqaron dot largimet e Ruçit, Braçes dhe Kokës

Lapsi.al 2 September 2021
Rama nuk sqaron dot largimet e Ruçit, Braçes dhe Kokës

Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë dot ndonjë argument bindës se pse u larguan nga mandati i deputetit Gramoz Ruçi dhe Lefter Koka.

“Ruçi ka bërë një fjalim që në këndvështrimin tim është një dokument i veçantë në historinë politike të Shqipërisë. Ruçi është i pari në dijeninë time që largohet si fitues dhe largohet nga maja. Pasi ka fituar dhe pse do të ishte prapë aty kryetar i Kuvendit. Ai më ka thënë që jam 70 vjeç dhe tashmë do ti kthehem familjes.

Lefter Koka i dha arsyet. Ciklet nuk mbarojnë sipas sezoneve të Opinion. Votat i ka marrë PS. Nëse ka dikë që do të largohet të lërë stafetën, ikën dhe vjen një tjetër” – tha Rama në Opinion ndërsa u justifikua se Braçe e kishte lajmëruar më herët për largimin nga qeveria.

“Me Braçen kemi folur paraprakisht dhe me shumë sinqeritet dhe modesti unë nuk jam barra e askujt dhe unë rri deputet pa asnjë shqetësim” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë, rrezikohen banesa dhe stane

Ditën e sotme disa vatra zjarri janë ndezur në fshatin Sherishtë të Vlorës. Nga flakët rrezikohen stane dhe banesa aty pranë, ndërkohë që dyshohet që zjarri ...

19:21

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI