Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

“Çmendet” eurodeputetja greke, i kërkon llogari Shqipërisë për afganët

Lapsi.al 3 September 2021
“Çmendet” eurodeputetja greke, i kërkon llogari

Duket se eurodeputet grekë nuk janë prekur aspak prej dramës që ka ndodhur ditët e fundit në Afganistan, si dhe shqetësimit në rritje të rikthimi i talebanëve në pushtet mbas 20 vitesh.

Ka qenë eurodeputetja se Demokracisë së Re, Ana Mishel Asimakopulu,e cila mban njëkohësisht edhe postin e zv-kryrtares së komisionit të tregtisë ndërkombëtare të BE, cila ka kërkuar informacion urgjent prej Tiranës zyrtare, Këshillit të Europës dhe parlamentit europian, sesa do të jetë numri final i afganasve që do të strehohen në vendin tonë, ku do të strehohen, sa kohë do të qëndrojnë në territorin e vendit, dhe nëse prania e tyre pritet të përkeqësojë të drejtat e minoritetit etnik grek që jeton prej vitesh nën “presionin” e autoriteteve shqiptare.

Shqetësim mbetet thotë ajo, nëse prania e tyre në Shqipëri, do të shtojë fluksin e emigrantëve që do të tentojnë të hyjnë në Greqi nëpërmjet kufirit dypalësh.

Interesimi i eurodeputetes greke ka sjellë jo pak habi në qarqet e parlamentit europian, të cilët thonë se vendimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama për strehimin e rreth 4000 refugjatëve politikë të ndjekur prej talebanëve është një akt human dhe solidariteti për t’u admiruar, dhe në këtë vendim nuk ka aspak asnjë gjë për t’u shqetësuar, sepse vendi unë ka firmosur të gjitha kartat në mbrojtje të minoriteteve, ndërsa nuk ka asnjë referencë për presion ose shkelje të të drejtave të minoriteteve në vendin tonë.

Në çdo rast, duket edhe përballë krizës humanitare të Afganistanit dhe rrezikut real për jetët e mijëra prej tyre, politika greke nxiton të rrisë presionin ndaj Tiranës zyrtare, pa humbur rastin për t’i kujtuar se problemet dypalëshe prevalojnë mbi nevojën e shpëtimit të jetëve të mijëra fatkeqëve të ndjekur prej regjimit gjakatar të talebanëve./ Tch

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI