Flash

Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha vjen në seli me Dasho Alikon e Lazaratit dhe Tritan Shehun (VIDEO)

Lapsi.al 30 August 2021
Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha vjen

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për të zgjedhur drejtuesit e strukturave të reja të partisë, por edhe grupit parlamentar. Pak minuta përpara nisjes, shkallët e selisë blu i ka ngjitur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka qenë i shoqëruar nga Dasho Aliko, ish-kryetar i Komunës së Lazaratit, aktualisht drejtues i degës së PD-së Gjirokastër dhe deputeti Tritan Shehu. E ndërsa diçka komunikon, Berisha dëgjohet t’i thotë Dasho Alikos “me kënaqësi, patjetër”. Lulzim Basha ndodhet përpara një vendimi shumë të vështirë, pasi në fund të muajit korrik ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i kërkoi që të largonte Sali Berishën nga grupi parlamentar, pasi e shpalli “non grata”. Shihni videon më poshtë.

https://www.youtube.com/watch?v=SoxJWiku5AE&t=25s

Të këshilluara

SHBA i dhuron Kosovës 55 autoblinda

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me automjete të reja ushtarake nga Amerika. 55 mjete luftarake të blinduara dhe të armatosura iu dhuruan të hënën si p...

18:07

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI