Flash

OBSH: Evropa do të regjistrojë 236,000 vdekje të tjera nga Covid deri më 1 dhjetor

Lapsi.al 30 August 2021
OBSH: Evropa do të regjistrojë 236,000 vdekje të tjera nga Covid

Zyrtarë të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë druhen se deri më 1 dhjetor Evropa mund të regjistrojë edhe 236,000 vdekje të tjera nga Covid-19.

“Javën e shkuar u regjistrua një rritje prej 11 për qind në numrin e vdekjeve në rajon. Pritet që të regjistrohen 236,000 vdekje në Evropë deri më 1 dhjetor,” u tha gazetarëve ditën e sotme drejtuesi i OBSH për Evropën Hans Kluge.

Deri më tani, Evropa ka regjistruar rreth 1.3 milionë vdekje nga Covid-19. Nga 53 shtetet anëtarë të OBSH Evropë, 33 kanë regjistruar një shkallë incidence më të madhe se 10 për qind në dy javët e fundit, tha Kluge. Kluge e lidhi transmetueshmërinë në rritje me variantin Delta, lehtësimin e “tepruar” të kufizimeve anti-covid dhe udhëtimet në rritje gjatë verës.

Të këshilluara

Mbërrijnë afganët e parë në Lezhë

Në Lezhë kanë mbërritur shtetasit e parë afgan. Afganët kanë mbërritur në orët e para pas mesnate dhe janë akomoduar në një resort në Shëngjin. Ambienti ruhe...

14:48

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Dita e sotme sjell mot kryesisht me diell në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira kalimtare do të ketë nga paraditja deri në mbrëmje në zonat malore shqipta...

07:41

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI