Flash

Dasmat dhe funeralet, shkaqet e rasteve të shumta me Covid në Shkodër

Lapsi.al 30 August 2021
Dasmat dhe funeralet, shkaqet e rasteve të shumta me Covid në

Dasmat dhe funeralet janë burimi kryesor i rasteve të rritjeve me Covid 19 në Shkodër. Kështu është shprehur Xheni Halili, Drejtoresha e Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër.

Halili thotë se mungesa e respektimit të masave ka çuar deri në rritjen e rasteve. Ajo gjithashtu u bënë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

“Kjo situatë vjen sepse masat që janë vendosur nuk janë zbatuar sa duhet. Një ndër vatrat kryesore janë dasmat dhe funeralet. Ne i bëjmë thirrje cdo qytetari që të respektojë masat,” thotë ajo. Halili u shpreh se ka vaksina të mjaftueshme për gjithë qytetarët dhe mjafton që të paraqiten pran qëndrave shëndetësore.

“Ne kemi vaksina mjaftueshëm nga Thethi në Velipojë që secili që dëshiron të vaksinohet të shkojë dhe ta marrë,” tha Halili.

Xheni Halili komentet i bëri gjatë ceremonisë së dhurimit të një autoambulancë për zonën e Velipojës. Ndërsa shtoi se tashmë edhe një e tillë është funksionale edhe në zonën turistike të Thethit.

Të këshilluara

Mbërrijnë afganët e parë në Lezhë

Në Lezhë kanë mbërritur shtetasit e parë afgan. Afganët kanë mbërritur në orët e para pas mesnate dhe janë akomoduar në një resort në Shëngjin. Ambienti ruhe...

14:48

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Dita e sotme sjell mot kryesisht me diell në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira kalimtare do të ketë nga paraditja deri në mbrëmje në zonat malore shqipta...

07:41

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI