Flash

Gjermania vaksinon 60% të popullsisë kundër covid

Lapsi.al 29 August 2021
Gjermania vaksinon 60% të popullsisë kundër covid

Ministria e Shëndetësisë në Gjermani e publikoi shifrën të shtunën. Më shumë se 50 milionë gjermanë e kanë marrë ndërkohë dozën e dytë të vaksinimit.

Më shumë se 60% e njerëzve në Gjermani janë të vaksinuar plotësisht kundër virusit Corona. Dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë afërsisht 50 milionë vetë në Gjermani, që do të thotë 60,1% e popullsisë. Njoftimi erdhi nga Ministria e Shëndetësisë në Gjermani të shtunën. Kurse 65% ose 54 milionë vetë janë vaksinuar të paktën një herë.

Kuota e vaksinimit ndryshon sipas landeve. Në Bremen për shembull janë vaksinuar më shumë se 74% e qytetarëve. Kurse në Saksoni kjo kuotë është më e ulët, rreth 54% e qytetarëve janë vaksinuar në këtë land njëherë, 51,4% dy herë. “Çdo vaksinë na ndihmon që ta kalojmë së bashku me shëndet të mirë vjeshtën dhe dimrin”, shkroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn (CDU) në twitter. /DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e diel do të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e perëndim, gradualisht reshjet d...

08:03

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI