Flash

Makina bie nga lartësia në Dajt, plagosen dy persona

Lapsi.al 29 August 2021
Makina bie nga lartësia në Dajt, plagosen dy persona

Një aksident është regjistruar në afërsi të Dajtit me dy të plagosur.

Nga raportimet e deritanishme thuhet se kanë mbetur të plagosur shtetasit, A. Ll., 33 vjeç dhe J. J., 22 vjeçe. Në foton e publikuar, shihet se përreth makinës, që dukshëm është dëmtuar, qëndrojnë qytetarë të rastit, që kanë dhënë ndihmën e parë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e diel do të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e perëndim, gradualisht reshjet d...

08:03

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI