Flash

Zbulohen parcela me kanabis në Shkodër, 4 të arrestuar

Lapsi.al 28 August 2021
Zbulohen parcela me kanabis në Shkodër, 4 të arrestuar

4 persona janë arrestuar për shkak se akuzohen për kultivim kanabisi. Sipas policisë të arrestuarit janë A.M, 51 vjeç, Z.D., 60 vjeç, Z. N., 28 vjeç dhe Gj. N., 35 vjeç.

Këto persona në vende të ndryshme janë kapur duke kultivuar kanabis. Po ashtu policia thotë se ka sekuestruar edhe 35 kilogramë kanabis.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ullishtja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër dhe Komisariati i Policisë Vau i Dejës.

Gjatë operacionit arrestohen në flagrancë 4 shtetas të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 35 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.

Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ulishtja”, në kuadër të të cilit u goditën tre raste të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike e konkretisht:

-Në kuadër të Operaciont nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M, 51 vjeç, banues në Fshatin Mosel, Reç, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij janë gjetur të kultivuara bimë narkotike si dhe në afërsi të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar edhe 30 kilogramë cannabis sativa dhe një sasi fishekësh luftarak.

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z.D., 60 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, pasi në ullishten e tij u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike cannabis sativa.

-Po në kuadër të operacionit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Z. N., 28 vjeç dhe Gj. N., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Policia gjeti dhe sekuestroi 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu po në fshatin “Gimaj” Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, në vendin e quajtur pylli poshtë “Majës së Boshit”, u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike, ku dyshohet se këta shtetas janë autorë të kultivimit të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Të këshilluara

Covid i merr jetën 20-vjeçares nga Gjakova

Një 20-vjeçare nga Gjakova ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Ga...

14:42

Kapet shpërndarësi i kokainës në Berat

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Ardit...

11:26

Plagoset me armë një person në Shkodër

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shllak në Shkodër. Shkodër /Informacion paraprak Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, sh...

10:36

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI