Flash

Kontrollet policore në rrugë, 28 shoferë të arrestuar, hiqen 198 patenta (VIDEO)

Lapsi.al 30 August 2021
Kontrollet policore në rrugë, 28 shoferë të arrestuar, hiqen

Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në rrugë për shoferë të pabindur. Së fundmi njoftohet se janë arrestuar në flagrancë 28 shoferë , nga të cilët 17 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 198 leje drejtimi, nga këto 127 për shpejtësi tej normave të lejuara, 69 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4987 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga publikimi në rrjete sociale, i një videoje ku shfaqeshin dy automjete tip “Nissan” dhe “Audi” që po bënin gara shpejtësie në Unazë të Madhe, në kushte të errësirës dhe të fluksit shumë të lartë të automjeteve, duke u bërë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të automjeteve, konkretisht drejtuesin e automjetit tip “Nissan”, shtetasin E. M. dhe drejtuesin e automjetit tip “Audi”, shtetasin M. Sh., të cilët i ka ndëshkuar administrativisht me nga 20.000 lekë të rinj secilin.

Të këshilluara

Mbërrijnë afganët e parë në Lezhë

Në Lezhë kanë mbërritur shtetasit e parë afgan. Afganët kanë mbërritur në orët e para pas mesnate dhe janë akomoduar në një resort në Shëngjin. Ambienti ruhe...

14:48

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI