Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Rinisin evakuimet nga Kabuli pas sulmeve vdekjeprurëse

Lapsi.al 27 August 2021
Rinisin evakuimet nga Kabuli pas sulmeve vdekjeprurëse

Fluturimet që evakuojnë afganë dhe të huaj nga Kabuli, rifilluan një ditë pasi dy sulme vetëvrasëse vranë dhjetëra njerëz që prisnin për t’u larguar, jashtë hyrjes së aeroportit. Banorët e kryeqytetit thanë se aeroplanët mund të shiheshin duke u ngritur nga aeroporti qysh herët në mëngjes, ndërsa turma njerëzish janë të mbledhura në zonën e Portës Abbey. Shpërthimet që ndodhën të enjten në këtë zonë, lanë të vrarë mbi 90 vetë, në mesin e tyre 13 ushtarë amerikanë. Përgjegjësinë për sulmet e mori një degë rajonale e grupit militant Shteti Islamik.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u zotua se do të hakmerret dhe se do t’i bëjë terroristët “të paguajnë”. Ai tha se komandantët amerikanë janë urdhëruar të zhvillojnë plane operacionale për të goditur pasuritë, udhëheqjen dhe objektet e grupit Shteti Islamik Khorasan. Talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit më 15 gusht.

Që atëherë, SHBA-ja dhe forcat aleate kanë evakuuar mbi 100,000 njerëz. Turmat duan të largohen, sepse shumë kanë frikë nga hakmarrja e talibanëve për shkak të punës së tyre me trupat ndërkombëtare gjatë dy dekadave të fundit. Disa po ashtu druajnë se regjimi taliban mund të vendosë një interpretim të ashpër të ligjit islamik, që shtyp sidomos gratë. Afati për përfundimin e evakuimeve është data 31 gusht./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI