Flash

Rama zbulon 2 emra për mandatin e tretë në qeveri

Lapsi.al 27 August 2021
Rama zbulon 2 emra për mandatin e tretë në qeveri

Taulant Balla dhe Elisa Spiropali janë dy emrat që do të vijojnë të jenë pjesë e qeverisë, në mandatin e saj të tretë. Këtë e konfirmoi Kryeministri Edi Rama në një darkë të mbajtur në Pallatin e Brigadave, me deputetë të rinj e të vjetër. 

Balla duket se do të mbetet kryetar i Grupit Parlamentar të PS ndërsa Spiropali, ministre për marrëdhëniet me parlamentin.

“Sot është dita për t’i falënderuar posaçërisht të gjithë deputetë, drejtuesit e komisioneve, anëtarët e kryesisë së grupit dhe posaçërisht, Kryetarin e grupit tonë parlamentar, si dhe Ministren tonë të Marrëdhënieve me parlamentin.

Taulanti ka punuar me përkushtim, për hir të së vërtetës edhe në ditë tejet të vështira, po ashtu edhe Elisa ka qenë e përkushtuar, duke lehtësuar punën e qeverisë me parlamentin.

Besoj që, që të dy meritojnë një falënderim të veçantë, së bashku me konfirmimin e tyre në detyrë, për mandatin e tyre të tretë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI