Flash

Rama për Berishën: PD do të vijë në Parlament me një dhëmballë të prishur

Lapsi.al 27 August 2021
Rama për Berishën: PD do të vijë në Parlament me

Kryeministri Edi Rama nga Pallati i Brigadave ka kërkuar nga deputetë socialistë që të mos kalojnë caqet e sjelljes së tyre me kundërshtarët e PD. Një mesazh Rama dha edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha i shpallur “non grata” nga SHBA, duke e cilësuar këtë të fundit si “dhëmballë e prishur e PD”.

“Mandati i tretë s’duhet tu ngjajë dy të parëve as në sallone Kuvendit. Opozita mund të bëjë çfarë të dojë dhe ne duhet të bëjmë vetëm çfarë duhet. Duhet të shtyjmë përpara reforma dhe ligjet. Dora jonë e bashkëpunimit me PD mos të jetë e shtrirë pa kushte dhe pavarësisht nga sjellja e rivalëve tanë. Konflikti verbal nuk duhet të jetë më kryefjala e jetës politike dhe parlamentare. Ne duhet të ndryshojmë në këtë drejti, sado që ata ri bien fyellit në të njëjtën vrimë, ku kanë rënë pesë herë me radhë. Dua ta them këtu se kush do ta kalojë cakun etik në adresë të rivalëve tanë, kush do të japë shembull të keq duke rënë pre e provokimeve të tyre, do të jetë një shqetësim jo për opozitën por për grupin dhe mua. Fatkeqësisht PD do vijë në parlamentin e ri me një dhëmballë të prishur që nuk ka kurajo të shkulë dhe vullnet ta qetësojë. Sa kohë dhëmballa do të jetë aty fytyra e PD do të jetë e pabotueshme. Ne nuk duhet ta kemi për asnjë mënyrë luftën tonë me PD. Në fund të këtij mandati ne nuk do vlerësohemi çfarë i thamë dhe çfarë i bëmë PD, pot do të gjykohemi për sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë këto katër vjet,” tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI