Flash

"U përfshi në një konflikt, intimidoi dy persona me uniformën e Policisë", arrestohet efektivi i FNSH-së në Tiranë

Lapsi.al 27 August 2021
"U përfshi në një konflikt, intimidoi dy persona me

Një efektiv i FNSH në Tiranë është arrestuar në SHÇBA për plagosje të rëndë me dashje. Sipas informacionit zyrtar, më 26 gusht, inspektori me detyrë trupë operacionale në repartin e FNSH, Sajmir Halilaj është konfliktuar me dy persona, një prej të cilëve 15 vjeç. Ai i ka intimiduar me uniformën e Policisë dhe i ka dhunuar më pas, teksa 15-vjeçarit i la edhe frakturë në krah.

NJOFTIMI NGA SHÇBA

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë ka arrestuar sot në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor S.H., 50 vjeç, me detyrë Trupë Operacionale në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të shtetasve A.LL. dhe R.LL., si dhe të dhënave dhe fakteve të administruara nga kryerja e hetimeve paraprake.

Konkretisht, në orët e vona të mbrëmjes së datës 26.08.2021, punonjësi i policisë S.H. (jashtë detyre) është përfshirë në një konflikt fizik me kallëzuesit dhe si pasojë e veprimeve të dhunshme, për shkak të intimidimit me anë të uniformës së Policisë, ai i ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme shtetasit A.LL., 53 vjeç, si dhe frakturë në krah, shtetasit R.LL., 15 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për hetime të mëtejshme.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 3 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në Heraklion, Kretë. Sipas mediave greke tërmeti është regjistruar 23 kilometra ...

15:49

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI