Flash

Rama nis propagandën edhe me afganët, vizita në Durrës me një 'incident' të vogël (VIDEO)

Lapsi.al 27 August 2021
Rama nis propagandën edhe me afganët, vizita në Durrës me

Edi Rama nuk ka dashur të humbasë më tepër kohë me shndërrimin e pritjes së afganëve në Shqipëri në një tjetër ngjarje propagandistike. Ndërsa në aeroport mëngjesin e sotëm ia kishte lënë vendin Olta Xhaçkës për t'i pritur, në hotelin luksoz në Durrës ku po strohehen 120 persona, ai zgjodhi të shkonte vetë. Bashkë me regjinë e ERTV, Rama u shfaq aty mes grave e fëmijëve për t'i përshëndetur.

Për t'i dhënë nota më shumë prekëse, ai zgjodhi të kishte rolin e një Babagjyshi për fëmijët afganë edhe pse në religjonin e tyre kjo figurë mitike nuk ka ndonjë domethënie. Kryeministri i Shqipërisë shpërndau dhurata për ta dhe tentoi të bënte ndonjë batutë. "Incidenti", për aq sa mund të quhet i tillë, ishte kur i dha një dhuratë një djali që ishte disi në moshë më të madhe.

Shpejt ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që bënte rolin e asistentes së Ramës, ia ndërroi me një dhuratë tjetër. Ajo cfarë ndodhi gjatë këtyre orëve të para të mbërritjes së afganëve në Shqipëri, është vetëm fillimi i një serie të gjatë të propagandës bajate që kryeministri i Shqipërisë do të bëjë me ta. Ky është një moment që i ka ardhur në shteg dhe Rama do ta shfrytëzojë si askush tjetër në një përpjekje të radhës për të lartësuar kultin e vet më shumë sesa nderin e Shqipërisë që hapi dyert për afganët e përndjekur nga talebanët. Shihni pamjet më poshtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 3 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në Heraklion, Kretë. Sipas mediave greke tërmeti është regjistruar 23 kilometra ...

15:49

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI